VIDEO/ Suedia “tersi” i Italisë, një gol i Johanson shtang axurrët

Nov 10, 2017 | 22:49
SHPËRNDAJE

Suedia mundi në ndeshjen e parë të fazës “play-off”, Italinë, me rezultatin e ngushtë 1-0. Një gol i Johanson, në minutën e 61-të, pas një devijimi nga mbrojtja italiane, vendosi rezultatin e sfidës.

Të besuarit e Venturës u zgjuan pas golit, teksa goditën edhe shtyllën, por pa gjetur dot rrugën e rrjetës. Tashmë, gjithçka do të vendoset në 90 minutat e mbetura, të cilat do të zhvillohen në Milano, ditën e hënë.

suedia

Suedi 1-0 Itali

(Johanson 61′)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura