VIDEO/ Stuhi ere dhe reshje dëbore në Spanjë, moti i keq shkakton viktima

Jan 21, 2020 | 21:59
SHPËRNDAJE

Stuhia e fuqishme Gloria ka goditur pjesën më të madhe të Spanjës lindore, ndërsa ka shënuar të paktën katër të vdekur.

52081636_401

Ishujt Balearik dhe rajoni rreth Valencias regjistruan dëmet më të mëdha të hënën, ndërsa përmbytje të mëdha dhe erëra të forta shkaktuan shkatërrime të mëdha. Më shumë se 30 provinca në Spanjë u vunë në gatishmëri. Stuhia më vonë u zhvendos në Francën e Jugut.

Mediat lokale franceze shkruan se stuhia ishte më e keqja në rajon që nga viti 1982.

Një burrë vdiq në shtëpinë e tij në provincën spanjolle të Avila pasi u godit nga tjegulla fluturuese, thanë zyrtarët vendas të hënën.

Një grua e pastrehë ngriu për vdekje pranë Valencias, tha një zyrtar komunal për agjencinë e lajmeve Reuters.

Një burrë u vra në një aksident me makinë në një rrugë me dëborë në rajonin e Asturias, ndërsa një burrë tjetër u gjet i vdekur jashtë shtëpisë së tij në qytetin e Moixent me shenja hipotermie.

Përdoruesit e mediave sociale në Spanjë kanë publikuar pamjet e rrugëve të përmbytura në Valencia dhe qytete e qytete të tjera në Spanjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura