VIDEO/ Studenti i ndërpret fjalën Ramës në Pallatin e Kongreseve, ja momenti kur truprojat e nxjerrin jashtë me forcë

Feb 20, 2020 | 20:30
SHPËRNDAJE

Teksa kryeministri Edi Rama po mbante një fjalim në Pallatin e Kongreseve ku po zhvillohej ceremonia e diplomimit në studentëve të Mjekësisë, një student ngriti zërin kundër tarifave të shkollimit.

U8btUrG0

Rama e përcolli me ironi atë që thoshte studenti, duke kërkuar që t’i jepej ndihma e parë, por ndërkohë në këtë moment kanë ndërhyrë truprojat duke e nxjerrë jashtë sallës së mbushur me mijëra studentë.

Ndërsa truprojat tentojnë ta nxjerrin jashtë me forcë, studenti dëgjohet duke thënë: “Hiqi duart, mos më prek me duar!”, por më pas ai largohet nga salla nëpërmjet ndërhyrjes së stafit të sigurisë.

Pjesë nga biseda:

Studenti: A e dini ju që vetëm studentët e pasur arsimohen?

Rama: Nuk e di a e dëgjuat ndërhyrjen. Djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor. Pyetja e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur, ka përgjigjen që sot ndryshe nga deri dje, studentët janë të trajtuar më mirë.

Për më shumë ndiqni videon:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura