VIDEO/ Studentët ndahen në dy grupe, nis mbledhja e firmave. Bojkot apo rifillim të mësimit?!

Jan 17, 2019 | 14:10
SHPËRNDAJE

Studentët e Fakulteti të Drejtësisë i kanë bërë një letër të hapur pedagogëve të tyre, duke u kërkuar mbështetje për vendimin e marrë, për bojkotimin e mësimit.

Ata kanë paraqitur edhe tre kërkesa , për të cilat presin mbështetjen nga stafi pedagogjik.

“Në frymë proteste ndaj dhunës së ushtruar nga nesh, ne ju paraqesim tre kërkesa kryesore:

Mbrojtja jua si akademikë, por edhe si prindër duke marrë masa konkrete në ndalimin e dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit por edhe ajo private ndaj integritetit moral dhe fizik të studentëve protestues

Në të njëjtën kohë të sigurohet se ndaj studentëve protestues nuk do të merren masa penalizuese për pjesëmarrjen e tyre në protestat e Lëvizjes Studentore

Të garantohet se viti akademik nuk di të digjet në zbatim të vendimit të Senatit Akademik i datës 14.01.2019”, janë shprehur studentët.

c850f1f7-dd54-4257-95de-710399997e5c

Por nga ana tjeter, ka edhe studente te cilet kerkojne qe te nise procesi mesimore, ndersa kane nisur edhe nje peticion per te mbledhur firmat e atyre qe kerkojne qe tashme mesimi te rifilloje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura