VIDEO/ Strakosha “merr” rolin e Tares, bind yllin e Lacios të rinovojë kontratën

Jan 14, 2018 | 15:51
SHPËRNDAJE

Përveç pritjeve të rëndësishme, Tomas Strakosha ka edhe një karakter të veçantë tek Lacio, dhe cilësitë prej lideri nuk i mungojnë. Në kulmin e çështjes De Vrij, i cili nuk ka rinovuar ende kontratën me Lazion, që i skadon në fund të sezonit, numri 1 i skuadrës kryeqytetase premton se do të jetë ai njeriu që do ta bindë holandezin të hedhë firmën në kontratë.

strakosha-470x313-470x313

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Tomasi shfaqet bashkë me holandezin e Lacios, ku siguron tifozët se po këmbëngul që të qëndrojë me kryeqytetasit. Për momentin, De Vrij i është paraqitur kontrata e rinovimit me një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon. Edhe diplomacia e Strakoshës mund të jetë një shtysë për rinovimin e yllit të Lacios.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura