VIDEO/ Strakosha bën “mur”, fiton Lacio dhe rikthen krizën te Milani

Nov 3, 2019 | 22:47
SHPËRNDAJE

Lacio e Thomas Strakoshës mposhti me rezultatin 1-2 Milanin, duke rikthyer krizën në kampin kuqezi, pas fitores minimale ndaj SPAL-it.

Lacio

Çiro Imobile kaloi në avantazh skuadrën kryeqytetase në minutën e 25-të, ndërkohë që 3 minuta më vonë, mbrojtësi Bastos shkakton autogol, i ndikuar edhe nga presioni i Piontek, futbollisti lacial e dërgon topin në rrjetën e Strakoshës.

Për t’i siguruar fitoren skuadrës së Inzagit, mendoi Korrea, i cili në minutën e 83-të, pas një kundërsulmi, mposhti Donarumën, duke i shkaktuar humbjen e 6-të në 11 ndeshje kuqezinjve.

pIONTEK MILAN

Paraqitje tepër pozitive për gardianin shqiptar, Thomas Strakosha, i cili ishte një nga më të mirët në fushë, teksa me pritjet e tij, ndihmoi skuadrën në sigurimin e 3 pikëve.

FT: MILAN -LACIO 1-2


Formacionet zyrtare:

Milan (4-3-3): Donaruma, Hernandez, Romanjoli, Duarte, Kalabria, Kruniç, Benaser, Paketa, Çalhanoglu, Piontek, Kastijeho. Trajner: Stefano Pioli.

Lacio (3-5-2): Strakosha, Felipe Luiz, Açerbi, Bastos, Lazari, Milinkoviç-Saviç, Leiva, Luis Alberto, Luliç, Korrea, Imobile. Trajner: Simone Inzagi.

formacioni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura