VIDEO/ Spektakël me 6 gola në Mynih! Gjermania tregon “dhëmbët” ndaj Portugalisë, luzitanët shkaktojnë 2 autogola

Jun 19, 2021 | 19:56
SHPËRNDAJE

Spektakël me 6 gola në Mynih! Gjermania arriti të triumfonte ndaj Portugalisë me rezultatin 2-4, në një sfidë që i pati të gjitha. Luzitanët kaluan të parët në avantazh me anë të Kristiano Ronaldos, në minutën e 15-të, ndërkohë që dy autogolat e Diaz dhe Guerreros, në minutat 35 dhe 39-të, përmbysën sfidën në 45 minutat e para.

 

Gjermania autogoli 2

Në fragmentin e dytë të lojës, gjermanët ishin dominues absolutë, teksa arritën të çonin shifrat në 1-4 falë golave të Haverc dhe Gosens. Luzitanët nuk u dorëzuan pavarësisht këtij disavantazhi, teksa ngushtuan diferencën me Zhotën në të 67-tën, por vetëm kaq, pasi në fund ishin “Panzerat” ata që u larguan nga fusha me 3 pikë.

 

Një fitore mëse e merituar e kombëtares së Joakim Lëv, që e sheh veten në kuotën e 3 pikëve. Sfidën e fundit të grupit Gjermania do e luajë ndaj Hungarisë, ndërkohë që Portugalia do të përballet me Francën.

FT: PORTUGALI-GJERMANI 2-4

Kristiano Ronaldo 15′ , Zhota 67′ / Ruben Diaz 35′ (autogol), Guerrero 39′  (autogol) , Haverc 50′, Gosens 60′  

KOMENTI LIVE: 

Përfundon sfida! 

90+3′ Portugalia provon të shënojë me Andre Silvën por tentativa e tij devijohet nga këndore.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

83′ Zëvendësim te Portugalia, largohet Zhota, në vend të tij, Andre Silva.

83′ Gorecka tregohet egoist, teksa nuk shërben për shokët e skuadrës, pas një kundërsulmi të shpejt, futbollisti i Bajernit, preferoi të godiste vetë, teksa tentavia e tij shkoi mbi kuadrat.

78′ Renato Sançez provon me një predhë nga distanca, topi stampohet në shtyllë. Me fat gjermanët në këto minuta!

73′ Lëv kryen edhe 2 zëvendësime të tjera, largohen Haverc dhe Gyndoan, në lojë Goreca dhe Sule.

67′ GOOOOOOL PORTUGALIA 2-4/ Lumë realizimesh në Mynih. Shënon edhe Diego Zhota, i cili rihapt edhe njëherë sfidën. Futbollisti i Liverpulit shtyn topin në rrjetë pas asistit të Ronaldos. 

64′ Tjetër zëvendësim te Portugalia, Zhoa Mutinjo merr vendin e Bruno Fernandez.

62′ Gjermania kryen 2 zëvendësime, largohen Gosens dhe Humels, në vendin e tyre Xhan dhe Halastenberg.

60′ GOOOOOL GJERMANIA 1-4/ Spektakolarë “Panzerat”! Realizon edhe futbollisti i Atalantës, Gosens. Pas një harkimi të Kimish nga e djathta, futbollisti gjerman godet saktë me kokë brenda zonës! 

58′ Portugalia kryen një tjetër zëvendësim, largohet Karvajo, në fushë Rafa Silva.

50′ GOOOOOL GJERMANIA 1-3/ Aksion spektakolar skuadra e Joakim Lëv shënon edhe golin e tretë. Kësaj here ishte Haverc, i cili pas një aksioni perfekt, shtyu në rrjetë një top të mrekullueshëm të Gosens. 

46′ Starton pjesa e dytë. Portugalia kryen menjëherë zëvendësim, largohet nga fusha Bernardo Silva, vendin e tij e zë Renato Sançez.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+3′ Pranë golit të tretë Gjermania me Gnabrin, por tentativa e tij u ndal nga portieri.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

39′ GOOOOOOL GJERMANIA 1-2/ Përmbysje e çmendur në Mynih. Luzitanët shkaktojnë një tjetër autogol me Guerreron. Në festë gjermanët. 

35′ GOOOOOL GJERMANIA 1-1/ Vendoset baraspesha, Ruben Diaz shkakton autogol, duke devijuar topin e harkuar nga Gosens. 

30′ Gjermania hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, por mbrohen mirë portugezët që nuk lejojnë hapësira në prapavijë.

25′ Shans i artë për Gjermaninë, pas harkimit të Gnabrit, mbrojtësi Humels nuk arrin të devijojë me kokë nga brenda zonës.

22′ Drithërima në portën e Gjermanisë, topi kalon gjithë pasqyrën e portës dhe shkon jashtë kuadratit.

18′ Gjermania provon të kundërpërgjigjet me Gosens, por tentativa e tij ishte qendrore dhe shkoi drejt e në duart e Rui Patrisios.

15′ GOOOOOL PORTUGALIA 1-0/ Shtangen gjermanët, Kristiano Ronaldo, i ndëshkon në momentin më të mirë të mundshëm. Ylli portugez nuk fal me portën e boshatisur pas asistit të Zhotës. 

13′ Tomas Myler provon me një goditje fluturimthi nga jashtë zonës, por tentativa e tij shkon drejt e në duart e portierit.

10′ Tjetër shans shënimi për Gjermaninë. Pas tentativës së Haverc nga distanca, grushton në vështirësi Rui Patrisio, provon të përfitojë Gnabri, por pa sukses. Mbetet në sulm Gjermania.

5′ Gjermania gjen rrugën e rrjetës me anë të Gosens, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të Gnabrit. Edhe pse futbollisti i Bajernit nuk e preku topin, marrja pjesë në aksion i “dogji” golin gjermanëve.

3′ Gjermania shfaqet më kërkuese në këto minuta të para, edhe pse ende s’është krijuar asnjë rast i rrezikshëm.

1′ Ka startuar sfida në Mynih! Gjermania luan topin e parë nga qendra!

FORMACIONET ZYRTARE: 

Portugalia: Patrisio, Karvajo, Danilo, Dias, Fernandes, Guerreiro, Zhota, Pepe, Semedeo. Silva, Kristiano Ronaldo, Trajner: F.Santos

Gjermania: Nojer, Ginter, Rudiger, Gosens, Humels, Gyndoan, Kimish, Kros, Myler, Haverc, Gnabri, Trajner: J.Lëv

1111

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura