VIDEO/ Spektakël i Kukësit, i jep leksion Tiranës dhe rihap kampionatin

Jul 6, 2020 | 19:44
SHPËRNDAJE

Kukësi ka triumfuar me rezultatin 1-2 ndaj Tiranës në supersfidën e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Një fitore kjo që rihap kampionatin 4 jave para fundit, duke ngushtuar diferencën në 6 pikë.

bandicam 2020-07-06 19-02-13-939

Verilindorët e Orges Shehit, e kanë dominuar këtë sfidë, duke e merituar plotësisht suksesin. Kuper dhe Ethemi ishin autorët e golave për Kukësin, ndërkohë që Majkëll Ngo realizoi në sekondat e fundit të ndeshjes.

bandicam 2020-07-06 19-27-45-021

Gol ky që vlen sa për statistikë. Kujtojmë që në sfidën e radhës Tirana do të përballet ndaj Partizanit, në derbin e kryeqytetit, ndërkohë që Kukësi do të presë Teutën në shtëpi.

FT: TIRANA-KUKËSI 1-2

Ngo 90+4′ / Kuper 58′, Ethemi 84′

KOMENTI LIVE:

90+4′ GOOOOOL TIRANA 1-2/ Majkëll Ngo gjen rrugën e rrjetës në sekondat e fundit të lojës, duke mos falur brenda zonës. Por koha nuk mjafton. 

90+2′ Edhe një tjetër rast për skuadrën e Kukësit. Kësaj here ishte talenti Domi, gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

90′ Tjetër shtyllë për ekipin e Kukësit, kësaj here ishte Vesel Limaj ai që “flirtoi” me golin.

89′ Zëvendësim edhe te Tirana, largohet Vangjeli, në lojë Sidibe.

89′ Kukësi kryen 2 zëvendësime, largohet Abazaj dhe Musolli, vendin e tyre e zënë, Domi dhe Teqja.

88′ Edon Hasani ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Xhikës.

86′ Tjetër mundësi shënimi për Kukësin, shtylla i mohon golin e tretë Kristal Abazajt, pas një kundërsulmi vrastar. Shpëton për mrekulli porta bardheblu.

84′ GOOOOOOL KUKËSI 0-2/ Valon Ethemi realizon një supergol me parabol, duke dyfishuar shifrat. Shpërthen festa në kampion verilindor. 

81′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kale, vendin e tij e merr Ernest Muçi.

78′ Abazaj shpërthen bukur nga krahu i majtë, por verilindorët hasin vështirësi në finalizim.

73′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Kuper, vendin e tij e merr Enis Gavazaj.

72′ Kombinim mjaft i bukur i futbollistëve të Kukësit, por Ethemi gabon në momentet e fundit teksa tentoi të shërbente për Gavazajn.

69′ Ndëshkohet me karton të verdhë Torasa për prekje të topit me dorë.

67′ Zëvendësim te Tirana, largohet Karabeci, vendin e tij e zë Hasani.

65′ Rroca provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, por kontrollon gjithçka Lika.

63′ Lulaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kobina.

62′ Gentian Muça provon me kokë, por gjuatja e tij ishte qëndore dhe kontrollohet lehtësisht nga portieri Xhika.

58′ GOOOOOL KUKËSI 0-1/ Zhbllokohet sfida, Kuper i harruar brenda zonës mposht portierin Lika, duke kaluar në avantazh verilindorët! 

56′ Ethemi provon me kokë pas harkimit nga e majta e Maliqit, por tentativa e futbollistit të skuadrës verilindore, shkon jashtë kuadratit.

52′ Kundërpërgjigjet Kukësi me Kuper, i cili nuk shtyn drejt rrjetës një harkim mjaft të bukur të Kotobellit nga e majta.

49′ Pranë golit skuadra e Tiranës me Majkëll Ngo. Sulmuesi anglez ka shpërdoruar një penallti në lëvizje, duke e dërguar topin në duartit e portierit Xhika.

46′ Starton pjesa e dytë!

ERANDO KARABECI: “Duhet të kemi kujdes. Ndeshjen e kemi përgatitur që të sulmojmë dhe ta fitojmë. Në një ndeshje të fortë mes 2 ekipeve me kualitet, rastet janë të pranueshme”.

BESART MUSOLLI: “E rëndësishme është që i krijuam rastet. U rrezikuam nga gabimet tona. Duhet të jemi më të përgjegjshëm para portës. Po të kishim shënuar loja do të ishte ndryshe”.

Mbyllet pjesa e parë! Tirana 0 gjuajtje në portë, kundrejt 2 të Kukësit. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Mundësi e shkëlqyer për Tiranën, Kobina, nuk shërben siç duhet për Majkëll Ngo. Nuk i besojnë syve drejtuesit bardheblu.

39′ Mundësi e artë për verilindorët, e pabuesueshme çfarë humbet Ethemi, pas një skeme fantastike, futbollisti i skuadrës verilindore ka shpërdoruar një rast të artë.

37′ Kuper është i ndëshkuari i parë i sfidës për ndërhyrje të gabuar ndaj ndaj Hoxhallarit.

35′ Pranë golit Kukësi. Pas një inkursioni nga krahu i majtë, topi ka shkuar te Ethemi, i cili provon me një goditje, por ndal gjithçka portieri Ilion Lika.

32′ Bruno Lulaj ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Torasës, gjyqtari Bajramaj e fal.

29′ Hoxhallari ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kuperit, goditje dënimi për verilindorët.

20′ Rast ideal për Kukësin, Hoxhallari bën heroin duke shpëtuar skuadrën nga një gol i sigurt, pas gjuajtjes së Rrocës, me fat kryeqytetasit.

16′ Tirana pretendon për 11-metërsh për prekje të topit me dorë brenda zonës nga ana e Krasniqit, por vazhdon lojën gjyqtari Bajramaj.

15′ Abazaj provon me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

13′ Kukësi provon të surprizojë me një skemë nga goditja e këndit, por harkimi i Maliqit është i gabuar.

10′ Tifozët e Tiranës të shumtë në numër jashtë stadiumit, duke mbështetur skuadrën me koret e tyre.

7′ Mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive, skuadrat qarkullojnë topin.

3′ Ngo përplaset me Maliqin gjatë një dueli në sulm, futbollistët e Kukësit kërkojnë ndëshkimin e anglezit, por nuk mendon kështu gjyqtari Bajramaj.

2′ Verilindorët e nisi në sulm ndeshjen, dhe provojnë të rrezikojnë nga e majta, por largon gjithçka Hoxhallari.

1′ Ka nisur supersfida në “Selman Stërmasi”.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Ismailgeci, Çelhaka, Karabeci, Kobina, Torasa, Kale, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo

bandicam 2020-07-06 17-11-02-856

KUKËSI: Xhika, Kotobelli, Lulaj, Krasniqi, Maliqi, Musolli, Limaj, Rroca, Abazaj, Ethemi, Koper. Trajner: Orges Shehi

bandicam 2020-07-06 17-11-27-358

GJYQTAR: Kreshnik Bajrami (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura