VIDEO/ Sopranoja Inva Mula koncert në Shkodër, kujton mes emocionesh të atin: Në jetë kemi prindërit gjënë më të çmuar, kush e ka fatin t’i ketë akoma…

May 9, 2022 | 20:32
SHPËRNDAJE

Sopranoja me famë botërore Inva Mula ka mbajtur këtë të hënë koncertin e saj në teatrin “Migjeni”, ku performoi së bashku me muzikantin e njohur Genc Tukiçi dhe një grup të njohur instrumentistësh.


Në hapje te koncertit sopranoja kujtoi mes emocionesh babain e saj Avni Mula, një prej emrave më të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Inva Mula mori duartrokitje të gjata të shkodranëve, teksa bashkëndau emocionet e para të kësaj nate të veçantë për Shkodrën.

“Në jetë kemi prindërit gjënë më të çmuar që kush e ka fatin t’i ketë akoma, t’i ketë me jetë. Kush e ka fatin t’i ketë në art është me shumë fat dhe këtë fat e kam unë me Genc Tukiçin.

Ne sot donim të vinim në Shkodër dhe të bënim një homazh të bukur me këngë, me kujtime, me foto, me gjëra që kanë ndodhur 60-70-80 vjet më parë, do t’i sjellim dhe do t’i ndajmë bashkë me ju. Nuk dua të bëj diçka epike dhe të them baballarët nuk i kemi, i kemi në muzikë. Por arsyeja që kemi ardhur është për të shprehur dashurinë e prindërve tanë për Shkodrën”, tha Inva Mula.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura