Skuadra e Hadërsfilld Taun është ndeshur ditën e djeshme me skuadrën e Stok Sitit për EFL Cup dhe e ka humbur me rezultatin 2-0. Një ndeshje që po luftohej deri në minutën e 97 për ta barazuar deri në momentin që lojtarin Zhuninjo Bakuna shënon një autogol tepër qesharak.
Teksa lojtarët e Stok Sitit largojnë topin, për nga gjysmëfusha e Hadërsfilld aty gjendet 21-vjeçari Zhuninjo i cili e godet topin pa rënë në tokë me drejtim nga porta e tij në mënyrë të gabuar ndërkohë që portieri kishte dalë në mesfushë pasi e gjithë skuadra ishte hedhur në sulm për të barazuar lojën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al