VIDEO/ Skena të turpshme në Bundesligë, lojtari përplas në tokë trajnerin kundërshtar

Nov 10, 2019 | 21:34
SHPËRNDAJE

Frajburgu ku luan edhe mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi, ka mposhtur me rezultatin 1-0, Aintraht Frankfurtin.streich_190mebytsa4lb14zlta13bur70

Megjithatë ajo që po diskutohet pas kësaj ndeshje, nuk është rezultati, por një episod i ndodhur në minutat e fundit. Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, lojtari i ekipit mik David Abraham, në përpjekje për të marrë topin, goditi trajnerin e Frajburgut, duke e përplasur këtë të fundit në tokë.

Menjëherë pas kësaj reaguan lojtarët vendas që ishin në stolin e rezervave, duke nisur edhe një sherr mes tyre. Pas këtij episodi arbitri i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq, Abrahamin, i cili tashmë pritet të marrë edhe një dënim nga federata.

Për më shumë shikoni videon me përplasjen:

Felix Christmann@ChristZudemMann

A wie asozial.

Embedded video

267 people are talking about this

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura