VIDEO/ Skandali, babi i mëson djalit se si të pijë cigaren…fëmija mbytet nga tymi

Mar 15, 2016 | 11:18
SHPËRNDAJE

Një tjetër video skandalozë është shpërndarë në mediat e huaja, ku shfaqet një djalë i vogël i cili mësohet nga i ati se si të pijë një cigare.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Kinë, dhe në video duket djali i vogël i cili mbytet nga tymi i cigares si dhe dëgjohet zëri i  babait që qesh dhe e nxit ta pijë.

Pak javë më parë një video e ngjashme ishte regjistruar edhe në Shqipëri, ku një nënë së bashku me një femër tjetër i lejonin vajzës tre vjeçare të pinte cigare, duke e kthyer situatën qesharake. Video ishte postuar në rrjetet sociale si fillim nga vetë nëna e më pas nga faqja “Demaskime”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura