(VIDEO) S’ka sherr për Metën në seancë, Rama mbetet vërtetë me “gisht në gojë”

Mar 20, 2015 | 8:01
SHPËRNDAJE

 

Vëzhgim/ Largimi i opozitës dhe mungesa e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta duke se ka lënë pa “angazhime” kabinetin qeveritar dhe Kryeministrin Rama gjatë seancës.

Ky i fundit nuk foli fare në Parlament sot, por duket se gjeti mënyrën më të mirë për të kaluar kohën.

Gjatë momenteve që po behej gati votimi, Rama ka ‘inauguruar” telefonin e ri që në dukje është ‘Iphone 6’, duke realizuar një selfie me zv.kryeministrin Niko Peleshi.

Më pas ka nxituar të kërkojë opinionin e Ministrit të Jashtëm, që në çdo rast nuk e kursen të qeshurat dhe ti thotë “Po” sa herë që i drejtohet Rama.

 Por ajo që ra në sy është që Kryeministri gjatë momenteve të votimit, i është rikthyer një vesi që me gjasa e ka pasur në vogëli. Për më shumë shikoni videon.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura