VIDEO/ Situata nga Covid-19- Kontrolle gjatë natës në Tiranë, çfarë gjeti policia në një lokal. Pronarit iu vu gjobë sepse…

Jul 16, 2020 | 15:02
SHPËRNDAJE

Mbante hapur lokalin e natës, në kundërshtim me rregullat e vendosura për periudhën e pandemisë, procedohet penalisht pronari i tij dhe i vendoset gjobë 1.000.000 lekë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, për subjektet apo individët që zhvillojnë aktivitete në ambiente të mbyllura, duke mos zbatuar urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, kanë konstatuar një lokal nate të hapur dhe me klientë.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u procedua penalisht pronari i lokalit, shtetasi A. F., 41 vjeç.

Gjithashtu, për këtë subjekt u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura