VIDEO/ “Siç **** qartë…”, ish-zëdhënësja e Berishës “ngushëllohet” pas gafës së Ministres Gjonaj

Sep 14, 2018 | 16:44
SHPËRNDAJE

Disa vite më parë, ish-zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli, gjatë një fjalimi për mediat, bëri një lapsus teksa shqiptonte fjalën “Shihet”, duke shkaktuar të qeshura në sallë por e duke u bërë virale në rrjet.

Ndërsa ditën e djeshme pjesë e kësaj situate të sikletshme është bërë edhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku ngatërroj fjalën “Karshi” duke thënë vetëm një pjesë të saj, ndërsa njëjtë edhe me rastin e Erlës, edhe Gjonaj u bë shpejt virale në rrjet.

Duket se kjo ngatërrese e Gjonajt “e ka ngushëlluar” Erlën, e cila në një postim në Instagram bën humor e ironi, duke shkruar përkrah fotos së Mistres se “siç shihet ka edhe më keq”.

Erla-Mehilli_Gjonaj-Kar-shi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura