VIDEO/ Si vajzat shqiptare kthejnë virgjërinë, nga 600 deri në 1000 euro për…

Apr 10, 2018 | 21:42
SHPËRNDAJE

Është menduar që kjo temë i takon së kaluarës, por virgjëria tek femrat mbetet edhe sot dëshmia kryesore e ndershmërisë tek to.

Të ndodhura mes jetës moderne dhe traditave të vjetra, vajzat në Kosovë kanë gjetur zgjidhje.

vii_1523385267-2559179

Ato nëse duan, mund t’i bëjnë të gjitha dhe në fund të mbesin të virgjëra.

Njollat e gjakut në qarshaf, janë deshi për këtë.

Në Kosovë ka shumë spitale që e kryejnë ndërhyrje kirurgjike e qujtur himenoplastikë- e njohur në popull si “kthimi i virgjinitetit”.

E ky proces kryhet shumë lehtë.

Mjafton të kesh para dhe për dhjetë minuta punë virgjëria kthehet në vend.

Çmimi për një intervenim të tillë sillet prej 600 deri 1000 euro. Por çmimi mund të ndryshojë nëse insistimi është i madh.

Për këtë arsye gazetarja paraqitet sërish në të njëjtën klinikë për të negociuar çmimin i cili sipas mjekëve të kësaj klinike është shumë i lirë krahasim me rëndësinë që ka ky operacion.

Megjithatë marrëveshja finale rezulton me një çmim prej 500 euro për këtë intervenim të cilin gjinekologu i kësaj klinike e kryen në çdo moment.

Edhe në këtë klinikë që ndodhet në periferi të Prishtinës kryhet me lehtësi himeno-plastika.

Mjekët janë në dijeni që kjo veprimtari nuk është e ligjshme, prandaj kanë kujdes të shtuar kur pranojnë pacientë.

E para që kërkojnë është ndonjë dokument identifikues para se të nisë pranimi.

Dhe nëse klientët nuk duan të ofrojnë këtë dokument për shkak të ndjeshmërisë  stafi këtu nuk të lënë pa një adresë.

Televizioni ka kontaktuar gjinekogen që është në një qytet jashtë Prishtine.

Por, kur e njëjta doktoreshë kontaktohet nga televizioni për ta pyetur nëse ajo mund ta kryej këtë intervenim, ajo jep një përgjigje krejt tjetër.  Himeno-plastika nuk kryhet vetëm në ordinanca gjinekologjike apo spitale.

Ajo bëhet fare lehtë edhe në qendra estetike.

Televizioni 7 ka vizituar një të tillë në Prishtinë në broshurat e së cilës, nuk figuron se ky shërbim kryhet aty.

Por në praktikë kjo ndodhë.

Megjithë gatishmërinë për ta kryer këtë intervenim, doktoresha ndryshon qasjen kur ajo telefonohet nga televizioni.

Qasje ndryshe pati kur u pyet zyrtarisht për veprimtarinë që bën .

Ata nuk dhanë qoftë as një mendim profesional se cca konkretisht është himenoplastika.

E cka në të vertetë është ky proces?

Është një intervenim gjatë të cilit cipa e virgjërisë (ose himeni) rikthehet sikurse ka qenë përpara marrëdhënies së parë seksuale.

Ekzistojnë dy tipe të himenoplastikës. Metoda e parë është afatshkurtër dhe himeni korrigjohet për një periudhë të shkurtër kohore, kurse metoda e dytë është rikonstruktimi i himenit për një periudhë të gjatë kohore.

E në Kosovë duket se është bërë pazar puna e kryerjes së kësaj procedure. Veçse në listën e shërbimeve të klinikave askund nuk figuron si intervenim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura