VIDEO/ Si u qëllua avioni rus nga forcat turke

Nov 24, 2015 | 20:30
SHPËRNDAJE

Mediat në Rusi kanë publikuar një video-simulim të ngjarjes që ka tensionuar Rusinë dhe Turqinë në kufirin turko-sirian.

Siç është raportuar më herët, një avion turk rrëzoi një avion rus në kufirin turko-sirian me pretendimin se avioni rus kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

Ndërkohë që tensionet vazhdojnë të ngrihen, mediat ruse kanë nxjerrë këtë video-simulim bazuar në të dhënat më të fundit.

Moska nga ana e saj thotë se ishte avioni turk që shkeli hapësirën ajrore të Sirisë duke ndjekur avionin rus para se ta qëllonte. Nga ana tjetër ka nisur edhe një luftë deklaratash mes palëve.

Moska pretendon se një nga pilotët është vrarë, ndërsa Ankaraja thotë se të dy janë gjallë në duart e rebelëve turq në Siri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura