VIDEO/ Si u lirua pas një jave personi që mbahej peng në Shkodër

Nov 29, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

Lirohet shtetasi që prej një jave mbahej peng në këmbim të 10 mijë eurove për të rifituar lirinë.

pengu2Policia e Shkodër në bashkëpunim me FNSH Shkodër njofton se ka mundur të lirojë S.K, që mbahej peng që prej 21 nëntorit.

Pasi hapën zjarr ndaj policisë, në pranga u vunë tre autorët dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, të cilët mundën ti shpëtojnë forcave të policisë për shkak të shkëmbimit të zjarrit, terrenit shumë të vështirë dhe kushteve shumë të vështira klimaterike me rreshje borë.

Lufta për arrestimin e pengmarrëse 

Dje rreth orës 18.30, si rezultat i nje operacioni te mirorganizuar nga policia, në fshatin Plan, Pult të zonës Dukagjin, Shkodër, është bërë e mundur lirimi i pengut S.K i cili mbahej peng që më datën 21.11.2015.


Lirimi i pengjeve ne Shkoder by Gazeta_Panorama

Ne pranga u vune pengamrresit

– Tomë Shkepa, 32 vjeç, banues në fshatin “Omaraj” njesia administrative Gruemirë, bashkia Malesi e Madhe

– Lek Shkepa, 36 vjeç, banues në fshatin “Omaraj” njesia administrative Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe,

– Kolë Dushku, 22 vjeç, banues në fshatin “Plan-Gjuraj” Njesia Administrative Pult, Bashkia Shkodër.

Nderkohe qe u shpallen në kërkim shtetasit: P. Dushku., 35 vjeç, -P. Dushku, 20 vjeç, -L.Vala, 20 vjeç, -F. Vala, 21 vjeç, banues ne fshatin Gjuraj, Njesia Administrative Pult, Bashkia Shkodër.

Pengmarrja për lekët e drogës

Më datë 21.11.2015, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng në qytetin Shkodër, shtetasit S.K dhe A.K, ku më pas shtetasin A.K e kanë lëne të lirë me qëllim gjetjen e shumës prej 10 mijë eurosh në këmbim të lirisë së vëllait të tij.

pengu4Pengu u mbaj në fshatin ”Plan”, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër dëri në mbrëmjen e datës 27.11.2015, i cili u lirua pas operacionit të policisë.

“Arsyja e pengmarrjes dyshohet të jetë ndërmjetësimi që ky shtetas kishte bërë me disa shtetas të tjetër të cilët u kishin blerë lëndën narkotike shtetasëve të sipërpërmendur dhe s’ju kishin dhënë lekët”- njofton policia.

Operacioni 

pengu1Operacioni për lirimin e pengut u zhvillua në një terren të thyer malor dhe me dëbore ku në momentin e lirimit të pengut, pengëmarresit kanë shkëmbyer zjarr dhe duke përfituar nga terreni i veshtirë dhe kushtet e vështira klimateriake disa nga pengëmarresit kanë arritur të largohen, duke ju fshehur forcave të policisë të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

penguGjatë kqyrjes së vendit të gjarjes u gjetën 15 gezhoja, model 56, kaliber 7.62, si dhe 275 gram lëndë bimore e dyshuar kanabis sativa.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura