VIDEO/ Si u bllokua nga policia italiane skafi me dy shqiptarë

Feb 9, 2016 | 5:38
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka publikuar videon e ndalimit te skafit me dy shqiptarët me inicialet L.K 34 vjec e R.M 26 vjec, qe po udhëtonin pas orës 22.00 të natës së 6 shkurtit me një skaf të tipit Open.

skafiSkafi ishte 7 metra i gjatë me dritë të fikura e me lëvizje të dyshimta, e rreth 9 milje larg brigjeve të Kazalabates.

Ata nuk iu përgjigjen thirjes së rojes bredetare italiane për te ndalur dhe në tentativë për të shpëtuar hidhnin në det objekte që i kishin brenda skafit.

Por pas me shume se një orë e gjysmë u përplasën me anijen e patrullimit dhe përfudnuan në prangat e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura