VIDEO/ Si u arrestuan shqiptarët në Spanjë, bosët e kokainës me logon e Ronaldos. Njëri, me 5 identitete

Sep 6, 2018 | 12:42
SHPËRNDAJE

Pasuria prej 5 mln euro e sekuestruar sot i takon dy shqiptareve te arrestuar me 30 prill ne Spanje, të dyshuar si drejtues të një organizate mafioze, që merrej me trafikun e kokainës nga Kolumbia.

cocaína

Ne pranga u vune dy persona, njeri prej te cilave perdorte 5 identitete te ndryshme.

“Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin”- eshte njeri nga te arrestuarit, nderkohe qe tjetri eshte Julian Deblini (Bedlini), vjec 35, lindur dhe banues në Lezhë.

Ne kohen e arrestimit, mediat lokale, duke iu referuar burimeve nga Policia, thanë se dy shqiptarët kanë përgatitje ushtarake dhe mendohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Ballkan. Duket se në këtë rast i referohen luftës së Kosovës.

cocaína

TRAFIKU

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat spanjolle, që i referohen burimeve nga Policia lokale, droga kalohej në valixhe të mëdha me ngjyrë të zezë. Gjithçka kamuflohej me shërbimet e një kompanie, që merrej me transport mallrash.

Ndërsa valixhet e mbushura me kokainë dhe para transportoheshin nga Kolumbia në Spanjë përmes fluturimeve me charter. Gjatë operacionit u arrestuan 5 persona, 2 shqiptarë, 2 spanjollë dhe një kolumbian që drejtonte linjën e trafikut në nisje. Ndërsa në mbërritje gjithçka kalonte në dorën e dy shqiptarëve, njëri prej të cilëve konsiderohet nga Policia spanjolle si kreu i grupit. Shqiptari tjetër i arrestuar ishte krahu i tij i djathtë.droga-ne-spanje

OPERACIONI

Hetimet për zbulimin e organizatës që trafikonte kokainë kishin nisur prej muajit nëntor. Pas disa verifikimesh, oficerët e Antidrogës ranë në gjurmët e organizatës kriminale të drejtuar nga shqiptarë që jetonin në Spanjë.

Oficerët e Policisë spanjolle në bashkëpunim me atë kolumbiane dhe DEA-n kishin mundur të zbulonin se krerët e grupit ishin zhvendosur në Spanjë me qëllim që të krijonin aty një pikë hyrëse të drogës në Europë.

Hetuesit arritën madje të binin në gjurmët e një ngarkese lëndësh narkotike, e cila po ruhej në Madrid për t’u shpërndarë më vonë. Në këtë kohë u zbulua se kokaina ishte fshehur në disa valixhe të mëdha, me ngjyrë të zezë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura