VIDEO/ Si torturohet gjatë marrjes në pyetje djali i Gadafit. HRW: Çnjerëzore

Aug 4, 2015 | 17:00
SHPËRNDAJE

Shumë debate pas një videoje që po qarkullon në internet, që thuhet se tregon keqtrajtimin e djalit të ish-udhëheqësit libian Muamar Gadafi, gjatë marrjes në pyetje në burg.

gadafi

Ndonëse nuk thuhet prerë se ai që torturohet është djali i Gadafit, ka reaguar zyrtarisht HRW, duke e dënuar këtë veprim, e duke e cilësuar si krim torture dhe trajtim mizor dhe çnjerëzor, për të cilin duhet mbajtur përgjegjësi ligjore.  

Video pa date, publikuar së fundmi nga një site arab, tregon qartë keqtrajtimin që i bëhet atij që i ngjan shume al-Saadi Gadafi, djali i tretë të kolonelit të vdekur, qe sundoi vendin për gati 40 vjet.

“Ajo duket të jetë Saadi Gadafi,” tha Melinda Taylor, një avokate ndërkombëtare mbrojtëse.  Videoja tregon teksa ai eshte me sytë të lidhur, duke u detyruar të dëgjoje britmat e të paktën dy të burgosurve të tjerë qe thuhet se janë torturuar nga rojet në dhomën tjetër. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura