VIDEO/ Si ishte Pirro Dhima i vogël në Shqipërinë komuniste

Jul 3, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Pas deklaratave të Pirro Dhimës për krizën në Greqi dhe krahasimin me Shqipërinë në rrjetet sociale po qarkullon një video e ish shtangistit kur ishte i vogël.

‘Kriza greke’, Pirro Dhima i përlotur në studion e ‘Sky’: Unë i kam kaluar këto në Shqipëri, trembem për fëmijët (Video)

Pas thirrjes në rrjetin social FB. kampioni olimpik me origjinë shqiptare Pirro Dhima është shfaqur i emocionuar dhe përlotur, i ftuar në studion e lajmeve të televizionit Sky.
Foto nga videoja

Ai ka qenë i ftuar për të folur për situatën që po kalon Greqia.

“Kam frikë, trembem. Jo për vete sepse unë i kam jetuar këto vështirësi në Shqipëri. Trembem për fëmijët”- ka thënë i përlotur Dhima.

Vetem dy dite me pare deputeti me origjinë shqiptare i PASOK, Pirro Dhima ka reaguar ashpër në “Facebook” për kritikat ndaj tij. Në këto ditë të vështira për Greqinë, shumë deputetë të tjerë e kanë deklaruar se Dhima s’ka të drejtë të shprehet pasi nuk është grek.

“Unë jam rritur në Shqipëri dhe për shkak të asaj që kam jetuar, refuzoj “shqipërizimin” e shoqërisë greke. Refuzoj që fëmijët tanë të rriten me tollona, 1 kg djath apo 10 vezë për çdo muaj. Refuzoj që të jetojmë me një Enver Hoxhë mbi kokë”, shkruante Dhima në faqen e tij të “Facebook”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura