VIDEO/ Si e panë liderët ndeshjen Kroaci-Angli, ja çfarë i thotë Rama kryeministres May pas humbjes

Jul 12, 2018 | 8:40
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama dhe liderët e tjerë të Evropës kanë qenë sot në Samitin e NATO-s, por nuk kanë lënë pas dore dhe ndeshjen e gjysmëfinales.

Rama ka bërë publike një video ku të gjithë liderët janë mbledhur rreth një telefoni dhe shohin ndeshjen Kroaci-Angli.

Pas përfundimit të ndeshjes, Rama ka qene i qeshur, por nuk ka vonuar t’i shprehe “ngushëllimin” kryeministren britanike.

“Kupa e Botës po vjen në Ballkanin Perëndimor, e bëtë diçka për Ballkanin Perëndimor”, tha ai duke qeshur dhe duke i hedhur duart ne sup kryeministres britanike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura