Video/ Si dukej qendra e Tiranës në mes të viteve ‘30

Sep 17, 2018 | 20:56
SHPËRNDAJE

Pamjet i përkasin qendrës së Tiranës në mes të viteve 1930.

“Banka e Shtetit është në ndërtim e sipër, djathtas duket Kafe Kursal, fshatarët sjellin barrë me dru për ngrohje, në Rrugën e Kavajës qarkullojnë karroca dhe automobilë.

Tirana, qyteti në luginë, që i bënin karshi malet gri dhe kodrat e gjelbëruara, merrte lezet nga shtëpitë dollmallije prej qerpiçi dhe vilat dykatëshe me bahçe frutash.

Rrugët nuk ishin dhe aq të mira, por ajo shihej nga udhëtarët si qyteti miqësor dhe i këndshëm për të jetuar.

Për disa diplomatë të huaj, Tirana meritonte të quhej kryeqyteti më i bukur i Evropës për nga pozicioni gjeografik! Kështu kanë thënë”, shkruan në një status në Facebook gazetari Ilir Ikonomi, i cili ka publikuar edhe videon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura