VIDEO / Shtylla dhe gola të anuluar, Teuta dhe Kukësi luajnë vetëm një pjesë dhe ndajnë pikët

Dec 13, 2021 | 18:47
SHPËRNDAJE

Kukësi kërkon të hedhë pas krahëve humbjen ndaj Laçit në mënyrë që të mos lëshojë terren në garën për titullin kampion. Gjithsesi përballë kanë Teutën e cila është në kërkim të pikëve.

bandicam 2021-12-13 16-58-14-182

Kuksianët ndodhen në vendin e dytë në kampionat, në kuotën e 23 pikëve, vetëm 4 më pak se kryesuesit e Tiranës. Teuta nga ana tjetër ndodhet në vendin e pestë me 17 pikë dhe nëse duan të mbrojnë titullim kampion, atëherë durrsakët duhet të mundin një rival direkt.

TEUTA-KUKËSI 0-0

MINUTË PAS MINUTE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.

90’+7’ Todorovski merr vendin e Idrizajt te Teuta.

90’+1’ Sula hun në fushë në vend të Gj. Taipit te kuksianët.

90’+2’ Milunoviç merr karton të verdhë duke ndaluar në mënyrë të parregullt Kallakun.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Krniç hyn në fushë në vend të Bashës i cili lë fushën i dëmtuar.

85’ Sh. Taipi dhe Bytyçi lënë fushën e lojës, duke i bërë vend Veriut dhe Dragoshit.

84’ Harkim nga e majta i Kotobellit në zonën e Kukësit, Kubemba nuk arrin të gjuajë në portë.

82’ Në fushë Kubemba për Gjorgiev te Teuta.

75’ Në fushë hyn Plaku, ndërsa largohet L:. Vila.

63’ Gj. Taipi mundohet të gjejë rrjetën me një goditje dënimi nga e djathta por sfera ndalet vetëm në rrjetën e jashtme.

62’ Edhe Kotobelli ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Bytyqit.

60’ Faulle të njëpasnjëshme në këto minuta. Ndëshkohet me të verdhë edhe Akuah në radhët e Teutës.

56’ Edhe Shqiprim Taipi ndëshkohet me të verdhë, pas një faulli ndaj Kotobellit.

53’ Nis presingu i Teutës, që nuk lejon Kukësin të luajë rrjedhshmërisht e t’i afrohet zonës.

51’ Taipi merr një top mjaft të mrië nga e majta dhe gjuan në portë, por sfera devijohet dhe Qirko kontrollon i sigurt.

48’ Vjen kartoni i parë i verdhë i ndeshjes, me De Lukas i cili ndëshkohet pas një faulli ndaj Dajës.

46’ Asnjë ndryshim në rikthimin në fushën e lojës. Pjesa e dytë fillon me të njëjtat formacione të dy skuadrave.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola.

45’+1’ E pabesueshme se çfarë humbet Kukësi! Feizhao nis një kundërsulm në krahun e majtë, pason në shtyllën e dytë për Bashën i cili me portë të boshatisur godet… shtyllën.


45’ Jepet 1 minutë shtesë.

40’ Harkim nga e majta në zonën e Kukësit, Tafas grushton e më pas është Akuah i cili gjuan nga jashtë zonës, por sfera fluturon mbi traversë.

36’ Dy harkime radhazi të Gj. Tapit nga mesfusha, askush nuk është në zonë që të përfitojë.

28’ Teuta provon disa herë të gjuajë në portë, por tashmë Kukësi është rreshtuar më i vëmendshëm në mbrojtje duke mos lënë shumë hapësira.

25’ Gjuajtje e fortë e Gjorgiev, Tafas bllokon e më pas E. Vila gjuan nga e djathta, por godet shtyllën e portës së verilindorëve.


21’ Një tjetër gol i anuluar për Kukësin. Pas një goditje dënimi Marku me kokë shënon golin e avantazhit, por vijërojtësi sinjalizon se mbrojtësi ishte në pozicion jashtë loje.

19’ Kundërsulm i shpejtë i Teutës, Gjeorgiev niset me shpejtësi dhe gjuan, por Marku devijon në këndore.

13 Teuta nis të thumbojë më shumë portën kundërshtare. Fillimisht Idrizaj e më pas Gjorgiev  mundohen nga jashtë zonës të gjejnë rrjetën, por pa sukses.

9’ Taipi gjen rrugën e rrjetës me një gjuajtje të fortë nga e majta, por goli anulohet pasi gjykohet se në nisjen e aksionit, Feizhao ishte në pozicion jashtë loje.

5’ Goditje nga këndi e durrsakëve, Kallaku harkon në zonë për Ivanoviç i cili gjuan me kokë, por sfera përfundon mbi traversë.

1’ Nis dueli mes dy skuadrave në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE
Teuta: Qirko, Idrizaj, Ivanoviç, Aleksi, Kotobelli, E.Vila, Akuah, Daja, Kallaku, L.Vila, Gjorgjiev
Trajner: Renato Arapi

Kukësi : Tafas, Bytyçi, Lulaj, Marku, Hila, Sh. Taipi, Pablo De Lukas, Gj. Taipi, Basha, Feizhao, Milunoviç
Trajner: Diego Longo

Gjyqtar: Enea Jorgji

teuta kukesi

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura