VIDEO/ Shtrin përtokë kalimtarin, shoferi shton shpejtësinë dhe ikën. Kur e kap policia…

Mar 17, 2018 | 14:07
SHPËRNDAJE

Nuk vene mend drejtuesit e mjeteve, edhe pas ndeshkimeve ne mase nga ana e policise. Vetem gjate nates ne Tirane jane arrestuar 5 drejtues mjetesh te arrestuar per drejtim mjeti ne gjendje te dehur.

rrugore

Njeri prej tyre, ne gjendje te dehur aksidentoi kembesorin 29 vjec dhe ia mbathi me shpejtesi pa i dhene ndihme.

Policia ben me dije se “Shtetasi me iniciale M.M vjec 63 duke drejtuar mjetin e tij ne nje rruge Interurbane dytesore aksidentoi nje kembesor te moshes 29 vjec, largohet nga vendi i aksidentit pa i dhene ndihme te plagosurit”.

Policia iu vu nga pas dhe pasi e identifikoi arriti ta ndaloje bashke me mjetin qe kishte shkaktuar aksidentin. “Ai u verifikua nen efektin e alkolit ne masen testi pare 0.59 mg/l, testi i dyte 0.59 mg/l.”- njofton policia.

Njoftimi i plote 

1 i arrestuar pa leje drejtimi.

13 Leje Drejtimi per shpejtesi tej normave te lejuara.

12 Leje Drejtimi te pezulluara nen ndikimin e alkolit.

5 masa administrative per gara ne shpejtesi

Keto jane rezultatet e kontrolleve me Drager e Radar deri ne keto momente.

Ndonese pikat e kontrollit te Policise Rrugore te Tiranes jane prezent ne te gjithe qytetin dhe jashte tij, duke ushtruar kontroll çdo fundjave, akoma vazhdon te jete shqetesues fenomeni i vetebesimit te tepruar qe manifestojne drejtuesit e mjeteve rrugore edhe kur konstatohen nen efektin e alkolit ne nivele si 0.97 mg/l, 0.83 mg/l, 0.77 mg/l, 0.59 mg/l etj

Shtetasi me iniciale E.K vjec 28 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.75 mg/l testi i dyte 0.77 mg/l

Shtetasi me iniciale O.H vjeç 39 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen, testi i pare 0.65 mg/l, testi i dyte 0.71 mg/l

Shtetasi me iniciale M.M vjec 63 duke drejtuar mjetin e tij ne nje rruge Interurbane dytesore aksidentoi nje kembesor te moshes 29 vjec, largohet nga vendi i aksidentit pa i dhene ndihme te plagosurit dhe pasi identifikohet e kapet nga Policia Rrugore bashke me mjetin qe kishte shkaktuar aksidentin, verifikohet nen efektin e alkolit ne masen testi pare 0.59 mg/l, testi i dyte 0.59 mg/l.

Shtetasi me inicialet K.N vjec 18 u konstatua duke drejtuar motomjet i papajisur me leje drejtimi.

Shtetasi me inicialet R.M vjec 56 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit testi i pare 0.83 mg/l testi i dyte 0.97 mg/l

Shtetasi me inicialet A.R vjec 22 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.51 mg/l testi i dyte 0.53 mg/l.

Policia Rrugore do vijoje kontrollet intensivisht e sistematikisht cdo dite te javes e ne fundjave me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura