VIDEO/ Shtanget portieri i Elçes, shikoni çfarë i bën Mesi pas përfundimit të ndeshjes

Feb 24, 2021 | 22:45
SHPËRNDAJE

Barcelona mposhti ditën e sotme Elçen në kampionat me rezultatin 3-0, ku dy nga golat e ndeshjes, u shënuan nga Leo Mesi.

Screenshot_5-4-780x439

Argjentinasi ka shtangur portierin kundërshtar Edgar Badia, në fundin e ndeshjes, teksa pas një diskutimi të shkurtër në fushë, i ka kërkuar fanellën.

Portieri hutohet për një moment, por pastaj menjëherë e heq dhe ia jep me kënaqësi. Ky moment është kapur nga kamerat në fundin e ndeshjes, teksa menjëherë ka nisur të bëjë xhiron në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura