VIDEO/ Shqiptari tenton të hidhet nga tarraca e pallatit në Itali, policët e kapin në ajër

Apr 18, 2018 | 16:16
SHPËRNDAJE

Një shqiptar ka alarmuar policinë në Itali, pasi ka tentuar që të hidhet nga tarraca e një pallati. Mësohet se  policët italianë kanë e shpëtuar në çastin e fundit, pasi shqiptari donte ti jepte fund jetës.

I riu, hipi në tarracë, mbylli derën duke lënë çelësin në bravë për të mos lejuar të tjerët që ta hapnin, dhe u ngjit në cepin e bordurës.

itali hidhet nga pallati

Kalimtarët njoftuan policinë e cila mbërriti në vendngjarje. Policët hipën në tarracë dhe tentuan të bisedonin me djalin, por ai kërcënoi se do të hidhej po t’i afroheshin më tepër.

Duke përfituar nga një moment shpërqendrimi, policët iu afruan, por shqiptari i vuri re dhe u hodh, por policët e kapën në ajër.

Tashmë ai gjendet në spital,  ku i është nënshtruar trajtimit të detyruar shëndetësor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura