VIDEO/ Shqipëria shumë pranë fitores në Eurovizion, Bushpepa renditet i treti nga votimet në..

May 12, 2018 | 17:07
SHPËRNDAJE

Në faqen zyrtare në Facebook të Eurosong është hapur para një orë një sondazh për të votuar live të preferuarin e gjithsecilit për finalen e sotme.

Votimi bëhet nëpërmjet komenteve, ku të gjithë ndjekësit kanë të drejtë të japin votën ne tyre.

Në këtë sondazh Shqipëria renditet e treta me mbi 5000 vota. Ndërkohë në vend të parë është Lituania, duke u ndjekur më pas nga Izraeli.

Qipro renditet e katërta dhe Italia është në vend të 13-të. Megjithëse ky është vetëm një votim në rrjete sociale pasi ajo që ka më shumë rëndësi janë votat reale  në mbrëmje.

Megjithëse ky është vetëm një votim në rrjete sociale pasi ajo që ka më shumë rëndësi janë votat reale  në mbrëmje.  Për Eugentin mund të votohet vetëm jashtë Shqipërisë, sipas formulës së festivalit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura