VIDEO/ Shqipëria në listën e zezë të ISIS-it

Nov 25, 2015 | 20:14
SHPËRNDAJE

I ashtuquajturi Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë ka publikuar një tjetër video kërcënuese për vendet që janë në koalicionin global kundër tij.

Videoja e publikuar në “Youtube” nga mediat meksikane, është realizuar nga ISIS ditën e djeshme. Mes 60 vendeve që kërcënohen, është edhe Shqipëria, e cila ka qenë dhe vazhdon të jetë e angazhuar në luftën ndaj tij.

Në video paralajmërohet se këto vende “do t’i djegë zjarri i luftës”. “Ne adhurojmë vetëm Allahun. Amerika thotë se e ka ushtrinë më të fuqishme në histori. Ajo mund të jetë e fortë dhe mund të ketë shumë ushtarë dhe armë, por ata janë të frikësuar”, thuhet ndër të tjera në video.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura