VIDEO/ Shqipëria në finalen e Eurosong, Bushpepa flet nga Portugalia: Ia kushtoj…

May 9, 2018 | 11:38
SHPËRNDAJE

I konsideruar si një nga zërat më të bukur të këtij edicioni, Eugent Bushpepa futi Shqipërinë në natën finale të Festivalit Europian. Me një performancë, si të kishte vite që këndonte në skena kaq të mëdha, Eugent Bushpepa përfaqësoi denjësisht mbrëmë Shqipërinë, me këngën “Mall”.

bushpepa3

“Këngën ja kushtoj të gjithë njerëzve që unë i dua, ajo ka të bëjë me mungesën e njerëzve që ju interesojnë më shumti, kështu që ia kushtoj atë të gjithë shqiptarëve”- ka thene Bushpepa, ne konferencen per shtyp, te Eurosong pas kualifikimit te finalisteve.

“Për sa kohë që ju mund të transmetoni emocione, është njesoj si te kendosh ne nje pub te vogel, ose perpara shume njerezve”.

Reagimi i pare 

Një krijim me tekst dhe muzikë nga vetë ai. Ashtu si edhe pritej e ishte parashikuar nga kritika e mediat e atashuara pranë Eurosong-ut, Eugent Bushpepa arriti të hyjë në finale, duke shpëlarë disi shijen e hidhur që na kanë lënë përfaqësimet e fundit.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, pasi ishte konfirmuar pjese e finales se madhe, Bushapepa ka falenderuar gjithe ata qe iu gjenden prane duke e mbeshtetur. ‘Ju duam te gjitheve dhe pa ju kjo nuk do te ishte bere e mundur”- shkruan ai.

 

bushpepa

Gjithashu dhe këngëtarja tjetër me orgjinë shqiptare ka kaluar në finale. Eleni Foureira  do të jetë një ndër këngëtaret që do të këndojnë në natën e fundit.

Eugent Bushpepa ngjitet në Eurovizion, performanca e tij ngre në këmbë publikun

Eugent Bushpepa i treti sonte në Eurovizion, ka bërë një performancë të shkëlqyer të këngës “Mall”.

Bushpepa u ngjit në skenë i sigurt duke përcjellë emocion me këngën dhe vokalin e tij të veçantë.gentiii

Ai është pritur mjaft mirë nga publiku, të cilët duket se nuk ia kursyen aspak duartrokitjet dhe ovacionet.

Shpresojmë që ky të jetë një fillim i mbarë për Shqipërinë dhe Eugentin, duke i uruar fat në renditje.

5876423456456 15487897564 454878

PROCEDURA SI TE VOTONI PER EUGENTIN E SHQIPERINE:

32104666_10155281706801470_1742812366241792000_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura