VIDEO/ Shqipëria e inaguron stadiumin e ri me humbje, “gjelat” kakarisin në shtëpinë e shqiponjave

Nov 17, 2019 | 22:43
SHPËRNDAJE

Franca ka mposhtur Shqipërinë me rezultatin 0-2, në sfidën inauguruese të stadiumit të ri Kombëtar. Një përballje historike, teksa vlen të theksohet atmosfera elektrizuese në shkallët e stadiumit. Plot 22 mijë tifozë, mbështetën djemtë kuqezinj përballë kampionëve të Francës.

bandicam 2019-11-17 20-46-54-201

Vetëm 9 minuta zgjati baraspesha e sfidës, pas Toliso goditi saktë nga brenda zonës, duke kaluar në epërsi skuadrën e Deshamp. Për golin e dytë mendoi futbollisti i Barcelonës, Grizman, i cili nuk fali nga brenda zonës.

 

flamur shqiptar

Një pjesë e parë e dominuar nga kampionët e botës, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, kuqezinjtë bënë një paraqitje dinjitoze, duke provuar të shënojnë, por pa sukses!

FT| SHQIPËRI – FRANCË 0-2

Toliso 9′, Grizman 30′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

88′ Bare provon me një gjuajtje nga distanca, por tërësish e gabuar!

85′ Zëvendësim te Franca, largohet Ben Jader, vendin e tij e zë Fekir!

82′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet nga loja, Hysaj, në fushë Lorenc Trashi!

77′ Goditje dënimi për Shqipërinë në një pozicion tepër të favorshëm! Provon Memushaj, por topi ndalet nga muri!

75′ Zëvendësim te Franca, largohet Mendi, vendin e tij e zë Dinje!

71′ Shtylla i mohon golin e tretë, Oliver Zhiru, i cili me gjuajti bukur me të majtën në hyrje të zonës, por për fat të mirë topi u përplas në shtyllë dhe shkoi jashtë!

63′ Zhiru një predhë nga krahu i majtë i zonës, por ndalet nga Berisha!

60′ Sërish Shqipëria në aksion! Balaj ul një top të bukur për Manajn, i cili provon të godasë, por në momentin e fundit ndalet nga mbrojtësi kundërshtar dhe shkon në duart e Madanda!

55′ Tjetër mundësi shënimi për kuqezinjtë me Baren, që pas harkimit të Roshit provon me një lëvizje akrobatike, por topi devijohet në këndore!

52′ Fantastik Etrit Berisha, i cili me një superpritje i mohon golin e tretë francezve! Ishte Zhiru, i cili doli i vetë përballë portës, gjuajtji, por u ndal në mënyrë mjeshtërore nga Berisha!

50′ Një nisje e mirë për tanët në këtë pjesë të dytë që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën franceze!

46′ Rast ideal për kuqezinjtë! Bare harkon bukur nga e djathtë! Në zonë ndodhen Hysaj dhe Gjimshiti, të dy e prekin por pa mund ta devijojnë drejt portës!

46′ Starton pjesa e dytë! Reja bën menjëherë 2 zëvendësime! Largohet nga fusha, Lenjani dhe Qose, në lojë Roshi dhe Memushaj!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

39′ Këndorja e parë i takon Francës! Grizman harkon bukur, për Lengle, i cili i vetë brenda zonës, gjuan me kokë, por për fat topi shkon ngjitur me traversën!

30′ GOL FRANCA 0-2/ Antuan Grizman përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes shqiptare, teksa me një gjuajtje të kaliburar nga brenda zonës, dyfishoi shifrat! 

29′ Lenjani kroson nga e majta drejt zonës, topi shkon drejt e në duart e portierit Mandanda!

26′ Lengle ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Balajt!

22′ Rast ideal për Shqipërinë! Kundërsulm mjaft i mirë i kuqezinjve, Bare shërben për Hysajn nga e djathta, por ky i fundit nuk përfiton siç duhet! Teksa provon të shërbejë për Balajn, ndalet nga mbrojtësin francez!

20′ Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Toliso!

18′ Qose harkon një top në zonë drejt Hysajt, por del mjaft bukur portieri Mandanda, i cili kontrollon gjithçka!

15′ Bare provon të jap një asist nga mesfusha për Balajn, i cili niset bukur, por kemi të bëjmë me pozicion të parregullt!

13′ Shqipëria provon të organizohet me Hysajn nga e djatha, por shkodrani nuk arrin të kombinojë siç duhet me Balajn dhe Manajn.

9′ GOL FRANCA 0-1/ Shënojnë “gjelat”! Pas një harkimi të Grizman nga goditja e dënimit, Toliso lihet i lirë dhe gjuan saktë me kokë, duke tundur rrjetën e Berishës! Goli i parë me fanellën e Francës për Toliso! 

7′ Hysaj shkakton faull nga majta, pas ndërhyrjes të gabuar ndaj Mendi!

4’ Mundësi e mirë për Francën me anë të Dubos i cili tenton krosimin por Gjimshiti largon topin nga zona.

1′ Ka nisur sfida! Atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit!

SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Lenjani, Bare, Gjasula, Qose, Manaj, Balaj. Trajner: Edi Reja.

FRANCA: Mandanda, Kimpembe, Varan, Lengle, Grizman, Zhiru, Toliso, Sisoko, Ben Jeder, Dubo, Mendi. Trajner: Didie Deshamp.

Gjyqtarë: Slavko Vinçiç, Tomaz Klançnik, Andraz Kovaçiç, Nejc Kajtazoviç (i katërt)

3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura