VIDEO/ Shqipëria e 20-vjeçarëve thyhet në fund, Kroacia mposht kuqezinjtë në “Elbasan Arena”

Nov 16, 2019 | 16:26
SHPËRNDAJE

Shqipëria e 20-vjeçarëve është mposhtur me rezultatin 0-1, nga moshatarët e Kroacisë.

shqiperia

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, djemtë e drejtuar nga Ilir Biturku, krijuan volum loje, por pa arritur të shënojë.

Kuqezinjtë provuan disa herë për të shënuar, por miqtë u treguan me të vëmendshëm.

Ishte Leon Kreoviç i cili në minutën e 83’m kaloi Kroacinë në avantazh, të cilin e ruajtën deri në fund.

Djemtë kuqezi largohen nga kjo ndeshje me humbje, por japin shpresë për lojën që treguan.

Shqipëri U20 0-1 Kroaci U20

Kreoviç 83′

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Shala, Lekaj, Isufi, Rama, Doda, Marishta, Liço, Lakti, Marku, Cara, Murati. Trajner. Ilir Biturku

Kroacia: Pandur, Beniç, Vuk, Vuskoviç, Oroz, Smolçiç, Busnja, Hanuljak, Bajiç, Baturina, Mitroviç. Trajner. Hrvoje Smolçiç

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura