VIDEO/ Shpërthim pranë stacionit të policisë në Turqi, 1 efektiv i vdekur dhe 14 të plagosur

May 1, 2016 | 10:38
SHPËRNDAJE

Një tjetër sulm me bombë ka ndodhur në Turqi, ku një eksploziv i telekomanduar ka shpërthyer pranë një stacioni policor në Gaziantep, vetëm 10 km nga kufiri me Sirinë.

Të paktën 1 polic ka humbur jetën, ndërsa 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi, që ka ndodhur në orën 7:30 me orën tonë.

Ky është i disati sulm që ndodh në Turqinë e trazuar. Ende nuk dihet se kush është përgjegjës për sulmin, por forcat e antiterrorit po hetojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura