Video/ Shpërthen Kryemadhi: Bashkëpunim me partitë e majta dhe të djathta, por LSI nuk do jetë..,

Oct 4, 2017 | 22:35
SHPËRNDAJE

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot Komitetin Drejtues Kombëtar. Në një dalje për mediat kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi, tha se LSI është në opozitë për një përqasje të re.

“LSI do të ‘përqafojë” një manifest të ri politik”, tha Kryemadhi. Shqipëria ka nevojë akute për një opozitë të fortë, për një opozitë ballore pa kompromis. Koha nuk pret për të bashkuar një front të përbashkët për të majtë dhe të djathtë. Ne jemi të hapur dhe nuk kemi asnjë lloj kompleksi për sa i përket bashkëqeverisjes për një front të përbashkët opozitarë”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi gjithashtu foli edhe për një mision të “pamundur” që LSI-ja premton ta bëjë të mundur duke qenë në opozitë me keqqeverisjen dhe krimin e organizuar, që sipas saj, po kap policinë dhe po shtrin duart drejt drejtësisë.

“Ka pasur njerëz që zullumet e tyre ia kanë hedhur shpatullave të brishta të LSI. Kjo na ka pozicionuar në opozitë. Ne morëm një vendim shumë të drejtë për të krijuar një vizion të ri, një përqasje të re”, tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura