Video/ Shpenzoi 40 mijë paund me karta të klonuara, ja si e zbulojnë shitësit

Mar 4, 2016 | 13:06
SHPËRNDAJE

Një zonjë “pasanike” nga Britania u arrestua pasi shpenzoi më shumë se 40.000 paund në dyqanet më të shtrenjta të Milanos, me kartë të klonuar.

31-vjeçarja e cila të jep përshtypjen e një zonje të pasur, e veshur mirë, me telefon të shtrenjtë e me një lirshmëri të madhe në blerjen e produkteve më të shtrenjta të “Louis Vuitton”, është arrestuar nga policia, pasi stafi i dyqanit dyshoi për shumat marramendëse që po shpenzonte.

louis_land5_2722996a

Ajo po mbahet në paraburgim në Milano. Policia ka thënë se kartat e përdoruar nga britanikja kanë qenë të biznesmenëve të ndryshëm belg dhe dyshohet se ajo është pjesë e një stafi të organizuar hajdutësh.

milano_main_2722991a

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura