VIDEO SHOKUESE/ Shokët e shohin dhe tallen me 15-vjeçarin që po mbytet në ujë

May 28, 2015 | 20:40
SHPËRNDAJE

Një video shokuese është publikuar në rrjetet sociale që tregon pamjet e fundit të jetës së një personi duke u mbytur në ujë, në Hunan të Kinës.

Në video ne cenzuruar, shihet vetëm një bashkëmoshatar që i afrohet 15-vjeçarit dhe ia zgjat dorën. Ndërsa, në vend ta shpëtonin shokun që po luftonte për jetë, shokët e tjerë qëndronin në breg dhe dëgjohet se qeshin me lëvizjet e pashpresa të shokut të tyre.

Ndoshta ata kanë menduar se shoku po u bëntë ndonjë lojë, megjithatë, autoritetet policore nuk mendojnë kështu dhe kanë nisur menjëhere hetimet mbi rastin.

Të gjithë shokët e djaloshit që kanë qenë në vendin e ngjarjes, janë shoqëruar në Polici dhe po hetohen nëse ata e kanë futur me forcë në ujë, raporton “Daily Mail”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura