Video shokuese ku nusja i rrëfen krimin hoxhës: Mendoja të paktën kur ta vras të mbarojë, se ajo bërtiste

Mar 18, 2018 | 19:51
SHPËRNDAJE

Marjana Cmeta, e cila ndodhet në burg si e dyshuar për vrasjen e vjehrrës së saj, ngjarje e cila u zbulua pas një viti, ka refuzuar të japë shpjegime para oficerëve të Policisë. Megjithatë, ajo vitin e kaluar kishte rrëfyer me detaje para hoxhës Hysen Shehu të gjithë ngjarjen, që nga momenti kur e ka helmuar e deri te përleshja me të për ta vrarë. Cmeta nuk e ka pranuar krimin, por grupi hetimor ka në dorë provën e fortë ku 21-vjeçarja rrëfen gjithçka.

Një pjesë e videos së regjistruar nga hoxha, tashmë i arrestuar për moskallëzim krimi, është zbardhur dje nga televizioni “Ora News”, që ka publikuar të transkriptuar bisedën që Marjana Cmeta zhvillon me Hysen Shehun, pa e ditur që po filmohej. Ashtu siç deklaroi edhe ishbashkëshorti i saj, Oltjan Lami, djali i viktimës, në video ajo shfaqet me zë dhe figurë. Marjana Cmeta i shpjegon hoxhës se si e kishte bindur vjehrrën, Lirije Lami, të pinte lëngun ku ajo kishte hedhur helmin, duke i thënë se kishte një ilaç që do i shëronte nga të këqijat. Por pasi 47vjeçarja kishte nisur të ndjehej keq dhe të kishte të vjella, nusja kishte nisur të frikësohej dhe ishte frikësuar.

Në momentin që ka parë nga dritarja që po vinte nusja e xhaxhait të burrit, ajo ka menduar ta mbyste direkt dhe të mos priste sa të bënte punë helmi. Për këtë arsye kishte marrë një shall, por vjehrra është trembur kur e ka parë që po shkonte drejt saj dhe ka nisur të bërtasë. Më pas tregon se e ka shtrënguar me duar, pasi nuk kishte arritur ta mbyste me shall, duke qenë se vjehrra kishte shfaqur rezistencë. Deri në momentin që e kanë nisur drejt spitalit, Majlinda Cmeta i tregon hoxhës se ka qenë në tension dhe e frikësuar se mos ngjarja do të zbulohej. Pasi, sipas saj, deri në momentin e fundit ajo merrte frymë dhe mendonte se do të shpëtonte.


TRANSKRIPTI I PLOTË I VIDEOS SË REGJISTRUAR NGA HOXHA 

Nusja- I thashë që kam një ilaç që na shëron nga të këqijat.

Hoxha– Po.

Nusja– Më tha, ma jep, i thashë që ka erë të keqe, nuk e duron dot dhe i mbusha një bravo.

Hoxha-Ëhëëë.

Nusja– Në momentin që po e pinte, nuk e di po më vriste aq shumë këtu.

Hoxha– Të iki magjistarja, të eleminohet këtu.

Nusja-Kur filloi tu u bo keq e më keq. Po pastaj nuk fillova tu u ndje keq se filloi ëëë, duke bo ca shikime ke parasysh edhe foli me vete, ishte e pavetëdijshme, i iknin sytë e mendonte se aty po i ikte shpirti mosh ashtu ja boni, çfarë të bëj unë ku të shkoj, a kupto, i lëvizte sytë në një mënyrë shumë të frikshme, kupto, u dukte që ishte tu fol me dikë. Mu aty mu fut frika.

Hoxha– Edhe e godite?

Nusja-Jo nuk e godita. Kudo ku shkoja ajo prapë me ato shikime…më kanë shkatërru.

Hoxha– S’kishte as të vjella, as kështu.

Nusja- Po, kishte të vjella.

Hoxha– Ëhëë.

Nusja- Edhe po mendoja…

Hoxha– Nuk po jep efekt.

Nusja– Po.

Hoxha-Ëëë

Nusja– Pastaj shkoi te dhoma e gjumit e imja, pashë nusen e xhajës që po vinte po sillte lopët, thashë ta mbys tani direkt nuk kishe me prit me bo punë ilaçi, nuk e di, marr një shall…

Hoxha– Ëëëë.

Nusja– Në momentin që e shoh te krevati ajo trembet, a kupto, e filloi duke bërtit hape dritaren e kupto, derisa shkojmë te dhoma tjetër, domethënë në ato momente…

Hoxha– Ahaa.

Nusja– Jena përplas derisa nuk e di, nuk po më…e kisha harru domethënë sepse po mendoja që të paktën kur ta vras ta mbarojë kjo gjë,  a kupto, kam qenë në tension sepse ajo bërtiste hape dritaren e këtë,,,edhe thashë në ato momente unë po thoja që tashi erdhi fundi do e marrin vesh të gjithë që e vrava atë. Kjo, a kupto, atë nuk po e vrisja dot domethënë a kupto derisa erdhi një moment që unë nuk e di.

Hoxha– More shallin.

Nusja– Shalli nuk i boni gjo, kupto, se ajo u mundu me e mbaj me dorë, kupto, i vura durët.

Hoxha– Po.

Nusja– Aty nuk e di unë, nuk e kuptova, vetëm e pashë që… i iku fytyra domethënë e kshu ashtu po kur e lëshojsha, durët prapë, thosha o zo, ishte duke më ik truni.

Hoxha- Po po nejse, hë.

Nusja– E marr e çoj te dhoma e gjumit, e marr.

Hoxha– Ehë, pastaj dha shpirt?

Nusja– Nuk e di, nuk isha e sigurtë a kupto sepse kur e lëvizja e ajo prapë merrte frymë.

Hoxha– Po.

Nusja– Ndoshta nga pulsi unë dridhesha komplet edhe..

Hoxha– Po, nejse.

Nusja- Edhe shkoj pastaj xhaxhi, i them që mami nuk  është mirë, shkon me vrap e marrin dhe më thonë ka mbaru, kur e ngrejti kjo nusja e xhaxhit ka pas frymë, mu aty thashë mori fund edhe sa shkojshim rrugës në spital thonin këto o ka mbaru, mu po më shkonte truni boobo kjo akoma është gjallë, a kupton, do merret vesh e vërteta./Ora News

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura