VIDEO/ Shoferi i dehur në timon, kamerat e sigurisë fiksojnë aksidentin e frikshëm në Prizren

Feb 20, 2020 | 23:31
SHPËRNDAJE

Gazeta Insajderi ka siguruar videon e aksidentit të frikshëm në Korishe të Prizrenit ku një person mbeti i plagosur rëndë.

auto_aksidenti-730x4401582232601

Aksidenti, i cili ndodhi mbrëmë pas mesnatës, dyshohet se drejtuesi i mjetit që ka qenë edhe shkaktar, ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Sipas Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, në këtë aksident janë përfshirë tre automjete.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda në magjistralen Prizren – Suharekë, në hyrje të fshatit Korishë në orën 03:00 të mëngjesit. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Lëndime të rënda ka pësuar vozitësi i cili fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, pastaj me rekomandim të mjekëve është dërguar në QKUK në Prishtinë”, është shprehur Osmanollaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura