VIDEO/ Shoferi i dehur në Sauk, futet kundravajtje në rrugë

Dec 17, 2017 | 8:28
SHPËRNDAJE

Një shofer është ndaluar mbrëmjen e djeshme nga policia rrugore në afërsi të Saukut, ku pas kontrollit ka rezultuar më normë të lartë të alkolit.

Drejtuesi i mjetit ishte duke qarkulluar në sens të kundërt të lëvizjes gjatë kohës kur u ndalua nga uniformat blu.

Policia e shtetit ka publikuar videon siç shihet qartë, ku drejtuesi qarkullon në kundërshtim të plotë me rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar kështu jetë njerëzish.

“1.14 mg/l. E pa pranueshme.

Drejton mjetin ne gjendje teje te dehur, qarkullon ne sensin e kundert te levizjes duke rrezikuar jeten e tij dhe te perdorueseve te rrugës”, shkruhet në mbishkrim të videos së publikuar në faqen zyrtare në ‘facebook’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura