VIDEO/ Shmang përplasjen me një tjetër mjet, makina merr para tre nxënëset

Sep 30, 2020 | 23:57
SHPËRNDAJE

Një aksident, fatmirësisht pa pasoja në jetë ndodhi në fshatin Romajë të Prizrenit, në Kosovë.

aksident

Mediat vendase raportojnë se një makinë ka përplasur tre nxënëse, për të shmangur përplasjen me një tjetër makinë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së martës. Një nga vajzat mori lëndime të lehta, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura