VIDEO/ Shkulje flokësh e të shara, tre vajzat bllokojnë trafikun në mes të Tiranës

Apr 12, 2018 | 18:08
SHPËRNDAJE

Tre vajza janë përfshirë në një sherr mes njëra-tjetrës pasditen e sotme dhe nuk kanë kursyer as fyerjet apo shkuljet e flokëve.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e  Liqenit Artificial në Tiranë, ku tre vajzat përleshen dhe një person tjetër që përpiqet t’i ndajë.

Sipas JOQ.al, shkaku i “kacafytjeve” ishte se njëra prej vajzave i kishte rënë nga pas makinës së vajzës tjetër.

Për ta zgjidhur çështjen, ato vendosën të gjuheshin, e sigurisht që kjo nuk është mënyra e duhur për të zgjedhur mosmarrëveshje të tillë.

Pamjet më poshtë:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura