VIDEO/ Shkrumbohet natën makina e gjyqyarit në Shkodër. Dy persona i vunë flakën (EMRI)

Nov 25, 2019 | 7:48
SHPËRNDAJE

Senad Nikshiqi/ Digjet gjate nates makina e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, Andri Ymeri. Autore te ngjarjes dyshohet se jane dy persona ende te paidentifikuar.

digjet-makina-e-kryetarit-t
Panorama meson se ngjarja ka ndodhur rreth ores 23:48 te mbrëmjes së kaluar kur papritur dy persona me skafandër në kokë dhe me një motor janë afruar tek mjeti tip “Benz” i gjyqtarit Andri Ymeri duke e lyer me lëndë djegëse benzinë dhe duke i vënë flakën makinës që ndodhej e parkuar afër kishës françeskane në Shkodër.

Flaket e kane shkrumbuar mjetin tip “Benz” të gjyqtarit Ymeri, nderkohe qe dy autorët pasi sigurohen në pak sekonda se mjeti mori flakë dhe po digjej janë larguar me shpejtësi në drejtim të Gjuhadolit andej edhe nga kanë ardhur.

Autorët në videon e siguruar nga policia shihen duke u afruar dhe duke e lyer mjetin me benzinë e më pas duke i vënë flakën.

Duhen vetëm pak sekonda që ajo makinë të digjet. Menjëherë pas zjarrit të përhapur me shpejtësi janë lajmëruar efektivët zjarrfikës të cilët kanë mbërritur në vendngjarje duke tentuar të shuajnë flakët.

Nga zjarri në mjetin e gjyqtarit është kapur nga flakët edhe një makinë tjetër që ndodhej ngjitur me të. Të dy mjetet janë shkrumbuar plotësisht në të gjitha pjesët. Efektivët e zjarrfikësve kanë shuar flakët aq sa kanë mundur tek dy makinat e djegura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura