VIDEO/ “Shko te nëna jote!”, Lukaku tërbohet nga provokimet e Ibrahimoviçit

Jan 26, 2021 | 22:01
SHPËRNDAJE

Derbi mes Interit dhe Milani ka regjistruar përveç golit të Ibrahimoviçit dhe përplasjen e ashpër verbale mes yllit suedez dhe sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku. Futbollisti belg është acaruar në maksimum me kundërshtarin kuqezi, i cili e ka provokuar me fjalë.
Ibra-Lukaku

Gjithçka nisi pas një faulli të kapitenit të Milanit, Alesio Romanjoli kundër Lukakut. Sulmuesi belg u nervozua me ndërhyrjen e italianit, ndërsa më pas është kapur me fjalë me Ibrahimoviçin në minutën e 44-rt.

Edhe pas mbylljes së pjesës së parë, të dy futbollistët e kanë vazhduar debatin me Lukakun që ka këmbëngulur deri në tunel, ndërsa Ibrahimoviç largohet i qetë. Të dy u ndëshkuan me karton të verdhë.

“Shko te nëna jote!”, i flet Ibrahimoviç.

“Mos qesh para meje! Flasim jashtë! Flet për nënën time?!” kthehet Lukaku i tërbuar.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura