Video/ Shikoni reagimin e Sajmir Tahirit, pasi Rama i caktoi detyrën e re

Sep 14, 2017 | 20:52
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar te  PS, u caktuan emrat e kryetarëve dhe nënkryetarëve për Komisionet Parlamentare, nga të cilat kjo forcë politike do të kryesojë 5 komisione nga 8 që janë në total. Ndërsa PD do të drejtojë dy komisione, dhe LSI do ketë kryesinë e një komisioni.

Por ajo që u vu re në emrat e propozuar nga PS, është faktik se Rama u ka dhënë zë për kryesinë e komisioneve emrave të mëposhtëm ku ndër to nuk është emri i Tahirti.

Kryetarët e komisioneve

Ulsi Manja-kryetar i Komisionit të Ligjeve

Mimi Kodheli-Kryetare te Komisioni i Jashtëm

Erion Braçe-Kryetar i Komisionit të Ekonomisë

Ermonela Felaj-Kryetare e komisionit të Sigurisë

Eduard Shalsi-Kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese

Por gjatë fjalës së tij Rama ka thënë se Tahiri do të jetë koordinator i platformës bashkëqeverisëse.

“Do të nisim menjëherë punën në terren duke emëruar një koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen, që do të jetë Saimir Tahiri, të cilit këtë detyrë sapo ia ngarkuam në Kryesinë e Partisë Socialiste”, tha kryeministri Rama në fjalën e mbajtur.

Rama tha se kjo platformë do të jetë një mekanizëm i gjallë njerëzish për të realizuar dhe për të bërë të mundur implementimin e tri pikave kyçe, sipas tij të dëgjesave publike.

Ndërsa Rama, por fliste për detyrën e tij te re, Tahiri eshte fokusuar nga kamera dhe ka mbajtur nje qendrim si ne video.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura