VIDEO/ Shikoni momentet e arrestimit duke përdorur dronin të personave me rrezikshmëri të lartë, ishin fshehur në Tiranë në një…

Aug 14, 2020 | 10:23
SHPËRNDAJE

Këto janë pamjet e arrestimit të organizatorit të sulmit në hotelin në Tushemisht, Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);

Policia i ka bërë thirrje me dron organizatorit për t’u dorëzuar.

Shërbimet e Forcave Operacionale kanë bërë kapjen në flagrancë të tij, ekzekutorit dhe bashkepunetorit në zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja, i cili dyshohet se ka përkrahur pas kryerjes së krimit, shtetasin Meardi Berberi, duke i mundësuar kushte dhe mjete për jetesë.

Shtetasi Meardi Berberi, në bashkëpunim me shtetasin Ilir Berberi (i ndaluar), të dy në rolin e organizatorëve, si edhe shtetasi Anterio Kaloshi në rolin e ekzekutorit, më datë 08.08.2020, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, djalin e pronarit të hotelit, shtetasin J. M., ku si pasojë e të shtënave me armë, janë dëmtuar godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura