VIDEO/ Shihni si reagon nusja pas shpërthimit katastrofik në Bejrut. Po pozonte në një nga sheshet e qytetit

Aug 5, 2020 | 18:32
SHPËRNDAJE

Ndërsa nusja Dr Israa Seblani qëndronte e buzëqeshur në një shesh afër vendit të dasmës së çiftit, Hotel “Le Gray” në qendër të qytetit të Bejrutit, ndodh shpërthimi i pazakontë në portin e qytetit, duke u marrë jetën më shumë se 100 persona.

medium_2020-08-05-1552d83d39

Nusja ndërpret pozat para kamerës dhe largohet me shpejtësi mes pluhurit dhe tymit që po përhapej me shpejtësi.

Teksa videografi kishte planifikuar për të treguar një tufë lulesh të verdha të vendosur në fustanin e saj, kamera u trondit pak, duke bërë që të humbasë fokusin.

Më pas, shihet nusja dhe një burrë që e kap atë duke u larguar. Sheshi i qetë tani ishte plot tym. Videoja është parë mbi 2.5 mln herë që nga dita e djeshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura