VIDEO/ Sherri për kamionin, shihni se si italiani godet me thikë kolegun shqiptar. Çfarë ndodhi më pas

| 18:18
SHPËRNDAJE
 

Nga një mosmarrëveshje mbi pastrimin e një kamioni në një dënim për vrasje në tentativë.

generico-febbraio-2020-670232.660x368

Një gjykatës italiane ka dënuar me 5 vite e 8 muaj burg pas një gjykimi të shkurtuar një 44 vjeçar vendas i quajtur  Bruno Beltutti (aktualisht në arrest shtëpie).

Ngjarja daton më 8 shkurt të këtij viti në Brembate. Rreth orës 8.45 të mëngjesit, dy punëtorët e një kompanie, përkatësisht 44 vjeçari italian dhe një shofer shqiptar 52-vjeçar, me banim në Gorle, u përfshinë në një debat për larjen e kamionit. Në ambientet para ndërtesës së kompanisë lind një diskutim i shkurtër për atë se kush duhet të pastrojë kamionin i pari. Për disa minuta tonet nxehen, derisa Beltutti nxjerr nga xhepi një thikë rreth 20 centimetra. 44-vjeçari, i cili ka qenë në kompani për 15 vjet dhe kontrata e tij po përfundonte, sulmon kolegun e tij shqiptar dhe e përplas, duke i shpuar mushkëritë.

Për ta gozhduar akuzën ndaj tij, ishin pamjet e kamerave të sigurisë së kompanisë që filmuan gjithçka. Në video, shihet momenti kur sapo shqiptari të kthehet, italiani nxjerr thikën nga xhepi dhe i jep një goditje.

Pas goditjes me thikë, i plagosuri dërgohet në spitalin në Treviglio. Në fillim nuk duket serioze, por menjëherë pas kësaj, gjakderdhja e brendshme bën që gjendja e tij të rëndohet, megjithatë arriti të mbijetojë. Ndërkohë, sulmuesi largohet dhe arrin në selinë e dytë të kompanisë. Atje mbërrijnë karabinierët dhe arrestojnë 44-vjeçarin. Në kamion, gjatë një kontrolli, zbulohen disa thika dhe kaçavida, por arma e përdorur për goditjen nuk u gjend kurrë.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.