VIDEO/ Sherri në lokalin e basteve, momenti kur Santiago Malko qëllon ndaj vëllezërve Mumajesi, ja çfarë kapën kamerat e sigurisë

Oct 2, 2019 | 11:10
SHPËRNDAJE

Kamerat e sigurise kane zbuluar momentin kur ish-polici Santjago Malko, ekzekutuar me arme pak kohe me pare, u perfshi ne sherr ne nje lokal bastesh ne “Aleksandër Moisiu” në Tiranë. Behet fjale per ngjarjen e ndodhur më 27 qershor 2018. Ne video duket  momenti kur Malko qëllon ndaj vëllezërve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi si dhe Ibrahim Durollari.

Në krye të herës, policia deklaroi se ishte duke punuar për identifikimin e autorëve të krimit. Krahas veprimeve të tjera hetimore, oficerët e krimeve sekuestruan edhe kamerat e sigurisë së lokalit, që kanë filmuar këto pamje.

santiago-malko-qellon-vellezerit-770x417

Sikurse dallohet qartë në to, në lokal me armë në dorë shfaqet ish-oficeri i Patrullës së Përgjithshme, Santjago Malko, i cili u ekzekutua me 27 gusht të këtij viti në rrugën “Xhanfize Keko”.

Ai qëllon ndaj dy vëllezërve dhe mikut të tyre. Për faktin se Mumajesët ishin të paarmatosur, siç dallohet në video, ata kapin karriget dhe i hedhin në drejtim të atentatorëve, në përpjekje për t’iu shpëtuar plumbave.

Pavarësisht se policia e ka pasur në duar këtë video dhe burimet thonë se mundi të identifikonte atentatorët dhe ata ishin Malko e miku i tij me inicialet R.M. mbetet e paqartë, përse nuk ndërhyri për t’i arrestuar.

Malko u përfol më vonë edhe për përfshirje në ngjarjen e 4 tetorit në ish-bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Elio Esmerald Hato e biznesmeni Ervis Martinaj.
Në këtë ngjarje, ai rezultoi të mos ishte i implikuar, por në pikëpyetje mbetet se përse policia e la të lëvizte i lirë pas atentatit në lokalin e basteve. Nëse autoritetet do të kishin reaguar në kohë duke e vënë në pranga Malkon, do të ishte parandaluar dhe krimi i rëndë që ndodhi gushtin e këtij viti, ku ish- oficeri i Patrullës u qëllua për vdekje nga dhjetëra plumba.

Malko është i dyshuar për përfshirje edhe në krime të tjera, por gjithmonë ia ka hedhur drejtësisë. tashmë që provat po dalin në dritë një e nga një, është detyrë e institucioneve të zbardhë se kush dhe përse e mbronte ish-oficerin e Patrullës me rekorde të theksuara kriminale.

(BW)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura