Video/ Sherr në eventin e rëndësishëm grek, plagoset moderatorja dhe këngëtarja e njohur

Jun 23, 2022 | 11:38
SHPËRNDAJE

“Mad Video Music Awards 22” në Athinë u shndërrua në një betejë të vërtetë.

Ku dy persona u përfshinë në një konflikt të dhunshëm. Ndërkohë nga i gjithë sherri, që ka zgjatur me minuta të tëra është e plagosur moderatorja e njohur Roula Koromila dhe është lënduar lehtë këngëtarja e mirënjohur Elena Paparizo.

Në rrjetet sociale janë publikuar tashmë edhe momentet e sherrit, duke treguar edhe prezantuesen, teksa asistohet nga ndihma e shpejtë.

Sherri nisi kur Ioanna Paliospyrou ishte në skenë dhe do t’i jepte artistes Elena Paparizou çmimin e baladës më të mirë të vitit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura